Ka vazhduar edhe më tej debati mes Ganimete Musliut të Partisë Demokratike të Kosovës dhe Fisnik Ismailit të Lëvizjes Vetëvendosje.
Ismaili përmes një shkrimi në Facebook, tashmë ka fajësuar babanë e ndjerë të Ganimete Musliut.
“Ganimete, mbasi mu kape për babën e ndjerë, edhe shpife për to, nuk muj pa ta fajësue edhe unë ty babën, që s’e ka nxjerrë jashtë kur është dashtë, e i ka dhanë jetë një krijese si ti”, ka shkruar Ismaili.
Gaznimete Musliut kishte thënë se nënën e Dardan Sejdiut dhe babin e Fisnik Ismailit, nuk do ta lënin të gjallë Thaçin e Veselin nëse do të i zinin. Ndërkohë që Sejdiu kishte paralajmëruar padi për të. Derisa Fisnik Ismaili e ka fyer nënën e Musliut./Insajderi.com