Drejtori i KEK-ut, Arben Gjuka ka thënë se i tërë problemi që mund të qoj në kolaps energjetik është i lidhur me 8 shtëpi të cilat janë ndërtuar në zonën ku planifikohet të bëhet nxerrja e thëngjillit.
Gjuka duke folur në Klan Kosova ka thënë se ato shtëpi janë ndërtuar pa leje dhe nuk banon askush në to.
“Bëhet fjalë për pjesën e parë emergjente ku janë shtëpi të ndërtuara në mënyrë ilegale. Të gjitha ato zhvillime kanë ndodhur pasi Zona është shpallur si zonë me interes nacional. 8 shtëpi që janë ndërtuar nga persona për të përfituar po e rrezikojnë kolapsin energjetik”, ka thënë Gjukaj.
Sipas tij, në pjesën e parë të muajit të ardhshëm, nëse nuk ndodhë ndonjë lëvizje, KEK do të dalë para qytetarëve për tu treguar se më nuk ka energji elektrike.
“Jemi në ditët kritike sepse pjesën e parë të gushtit do të dalim me komunikim direkt sepse çdo qytetar duhet të ketë për ngjarjet dhe të merr masa sa i përket varianteve të tjera të mundshme”, ka thënë ai./Insajderi.com