E dashura e djalit të Gani Thaçit, Edona Ahmeti, e cila ishte emëruar më 11 gusht të këtij viti Drejtoreshë e Kartonit të Gjelbër nga Këshilli Administrativ i Byros Kosovare të Sigurimeve, ka dhënë sot dorëheqje nga kjo pozitë, katër ditë pasi gazeta online Insajderi raportoi për emërimin e saj në krye të Kartonit të Gjelbër.
Insajderi kishte zbuluar se para dy muajsh, në qershor Gani Thaçi është emëruar në postin e ushtruesit të detyrës së drejtorit të BKS-së. Ndërkaq më 11 gusht, Edona Ahmeti, e dashura e Kushtrimit Thaçit, djalit të Gani Thaçit, është emëruar në postin e drejtoreshës për Karton të Gjelbër.
Ndërkaq, Byroja Kosovare e Sigurimit, sot përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se dorëheqja e saj po bëhet për arsye personale, njofton Insajderi.
“Njoftojmë se znj. Edona Ahmeti e zgjedhur para disa ditësh nga Këshilli Administrativ i BKS-së si drejtoreshë në departamentin e Kartonit të Gjelbër dhe MOU jep dorëheqje për arsye personale pasiqë mendon që të shkoj në shkollim të mëtutjeshëm jashtë vendit”, thuhet në njoftimin e BKS-së.
Gani Thaçi ushtron detyrën e drejtorit ekzekutiv të BKS-së ndërsa Edona Ahmeti është e dashura e Kushtrim Thaçit, djalit të Gani Thaçit që drejton BKS-në. /Insajderi.com
[iframe id=”https://www.youtube.com/embed/videoseries?list=PLIKGlbXyvgfjhHy2bWiIKDAwyEz5iE5-u” align=”center” mode=”normal” maxwidth=”680″]