Edhe UNMIK-u dhe EULEX-i uzurpatorë të pronave

Edhe UNMIK-u dhe EULEX-i uzurpatorë të pronave

Lista e publikuar sot nga Agjencia Kosovare e Privatizimit ka vënë në pah mijëra uzurpatorë të pronave publike në Kosovë, shumica e të cilëve janë serb dhe shqiptar të Kosovës.

Por në këtë listë ka edhe institucione ndërkombëtare, raporton Insajderi.

Bëhet fjalë për  Misionin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Kosovë UNMIK dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit EULEX.

unmikelulex

Sipas dokumentit të AKP-së, këto dy institucione ndërkombëtare , sipas Insajderit, janë uzurpatorë të tokës mbi 8 mijë metra katror në Mitrovicën e Jugut që deri në vitin 1999 ishte pronë e ndërmarrjes së atëhershme shoqërore “Savremeni Dom”.

Publikimi i kësaj liste është bërë pas kërkesës së kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli, i cili pas publikimit ka kërkuar marrjen e masave ndaj uzurpatorëve. 

Bashkë me UNMIK dhe EULEX këtë tokë e ndanë edhe një person fizik i quajtur Abdyl Muzliukaj i cili shfrytëzon një pjesë të kësaj toke që nga 19 tetori i vitit 2005. Po atë datë, ky person ka uzurpuar edhe tokën e së njëjtës ndërmarrje shoqërore në Ferizaj. / Insajderi