Erald Salca i cili e quan vetën enverist i përbetuar ka dhënë nëpërmjet një emisioni dy lajme të cilat kanë të bëjnë me diktatorin Enver Hoxha.
I ftuar në emisionin “Info Magazine” Salca ka thënë se shtatorja e Enver Hoxhes do të ndërtohet në një lokacion mes Ferizajt dhe Prishtinës dhe se për këtë ka marrë mbështetjen edhe të kryetarit të Ferizajt, Muharrem Sfarqa.
“Ne do të ndërtojmë shtatoren dhe do të zbulohet me 16 tetor kur është edhe ditëlindja e Enver Hoxhës”, ka thënë ai, raporton Insajderi.
Madje sipas tij, krahasuar me ish kryetarin e Ferizajt Bajrush Xhemajli, ky i tanishmi, Sfarqa ka dhënë mbështetje këtij projekti.
“Për dallim prej Bajrushit që është frikësuar ta mbështes këtë projekt, Muharrem Sfarqa e ka mbështetur këtë ide dhe madje ka shprehur dëshirë që të marrë pjesë në ngjarjen e zbulimit të shtatores”, ka thënë Salca, nga Peja por që banon në Prishtinë.
Megjithatë Ferizaj mbetet një nga qytetet në të cilën publikisht një grup i qytetarëve mbështesin politikën e Enver Hoxhës. Ata madje kanë djegur edhe librat kundër Enver Hoxhës./Insajderi.com