Eskalon në dhunë protesta kundër ndërtimit të hidrocentralit në Vranishtë

Eskalon në dhunë protesta kundër ndërtimit të hidrocentralit në Vranishtë

Banorë të fshatit Vranishtë të Dragashit, e banuar me shumicë boshnjake, kanë mbajtur edhe një protestë gjatë ditës së djeshme kundër ndërtimit të një mini-hidrocentrali në këtë fshat.

Por, protesta e qetë eskaloi në dhunë kur një nga aksionarët e këtij projekti ka sulmuar me sëpatë një nga banorët, para syve të policisë, shkruan mediumi lokal Info-ks.net.

Në përleshjen fizike ka ndërhyrë edhe djali i tij dhe disa punëtorë, shkruan tutje ky medium..

Mediumi shkruan se autoritetet lokale janë duke ndihmuar investitorët të mbajnë të uzurpuar pronën dhe të operojnë jashtëligjshëm, derisa Qeveria e Kosovës nuk ndërmerr hapa. /Insajderi.com

Insajderi sjell hulumtimin për historinë e EL Chapo`s kosovar: I burgosuri që përfitoi 11 tenderë