Federata Evropiane e Gazetarëve i reagon drejtorit të RTK-së

Federata Evropiane e Gazetarëve i reagon drejtorit të RTK-së

Federata Evropiane e Gazetarëve (EJF) ka reaguar ndaj kërcënimit dhe fyerjes që drejtori gjeneral i RTK-së, Mentor Shala ua bëri punëtorëve dhe përfaqësuesve sindikalë të tyre.

Më poshtë gjeni reagimin e plotë të EFJ:

Kosovë: Drejtori Gjeneral i RTK-së sulmon verbalisht Sindikatën.

Sindikata e RTK-së ka qenë duke diskutuar në mënyrë aktive për të drejtat e punëtorëve, gjatë takimeve me grupet e deputetëve në Kuvendin e Kosovës dhe Kryetarin e Kuvendit për shkak të ligjit për RTK-në që është në proces të amendamentimit.

Ky proces është kritikuar nga zyra e BE-së në Kosovë se nuk ka qenë mjaft transparent.

Megjithatë, Drejtori i Përgjithshëm i RTK-së Mentor Shala nuk ishte i kënaqur me aktivitetin e sindikatës.

Në postimin e tij të fundit në Facebook (08.02.2017) ai e quajti Sindikatën “baktere politike brenda RTK-së”.

 

Image

Për më tepër Mentor Shala fyeu punëtorët dhe anëtarët e sindikatës, duke thënë se “pa RTK-në ata nuk i hanë as qentë”.

Kërcënimi u bë i qartë, kur disa anëtarë të Sindikatës ishin kërcënuar verbalisht nga të ashtuquajturit bashkëpunëtorë të ngushtë të Drejtorit të Përgjithshëm.

Ky nuk është komenti i parë kundërshtues i bërë nga Mentor Shala: më parë ai nxiti kritika nga 60 gazetarë dhe redaktorë në RTK, kur i quajti aktivistë politikë.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, degë e Federatës Evropiane të Gazetarëve, ishte thellësisht i shqetësuar nga komenti dhe e quajti postimin e Shalës “fyerje dhe kërcënim ndaj punëtorëve të këtij mediumi publik”.

http://europeanjournalists.org/blog/2017/02/17/kosovo-general-director-of-rtk-verbally-attacked-trade-union/

(EFJ) është organizata më e madhe e gazetarëve në Evropë, përfaqëson mbi 320 mijë gazetarë, në 71 organizata të gazetarëve, nëpër 43 shtete.