Kanë vazhduar polemikat mes deputetes së PDK-së, Ganimete Musliu dhe atij të Vetëvendosjes, Fisnik Ismaili.
Deputetja Musliu ia ka përmend babanë e Ismailit për të cilin ka thënë se ka punuar në kohën e Millosheviqit.
Kjo e ka nxitur deputetin Ismaili që të reagojë ndaj kësaj deklarate.
“Ganimute Mutliu, ta ha zemrën, se nanën garant e ki palidhje, tuk që e ka pjellë një krijesë si ti. E vazhdo ti ha mut për babën tem hala”, ka shkruar Ismaili në llogarinë e tij në Facebook.
Polemikat janë zhvilluar edhe mes Dardan Sejdiut dhe anëtarit të kryesisë së PDK-së, Abelard Tahiti.
Krejt kjo kishte nisur nga deklarata e Dardan Sejdiut i cili kishte thënë se Kadri Veseli nuk është njeriu i duhur për kryetar të Kuvendit.
Për këtë deklaratë kishte reaguar Ganimete Musliu duke ia përmendur se nëna e tij ka punuar si gjyqtare në kohën e Millosheviqit.
Ndërkaq, Sejdiu iu kishte përgjigjur pretendimeve të Musliut, duke e paralajmëruar edhe për padi ndaj saj.
Në këtë ‘lojë’ ishte përfshirë edhe anëtari i kryesisë së PDK-së, Abelard Tahiri, i cili duke ironizuar, i kishte thënë Sejdiut se duhet ta qartësojë se në cilat gjykata preferon ta bëjë padinë./Insajderi.com