Kryetarja e komisionit për Shëndetësi, në kuvendin e Kosovës, Flora Brovina, ka treguar në një prononcim për Insajderin për Insulinën Biosemilare. Ky medikament që sot është njoftuar nga Ministria e Shëndetësisë se është dërguar në Kroaci për analizë kualitative.
Brovina ka thënë se është e vërtet që është bërë tani bujë e madhe por që kjo gjë është bërë edhe më herët nga anëtarët e komisionit.
Ajo ka thënë se pas ankesës së dy mjekëve, anëtarët e komisionit kanë kërkuar nga ministri që të hiqet insulina e dyshimtë.
“Gazetarja që ka shkruar krejt është vërtet edhe ne e kemi bë shumë të madhe dhe kemi shkuar si komision te ministria i kemi thënë që insulina duhet mu hiqet”, ka thënë ajo.
Brovina ka treguar se edhe pas evidentimit të këtij rreziku nuk është mundur të largohet rreziku për shkak të kontingjentit të madh që kishte blerë nga ministria.
“Po ai ka ble kontingjent shumë të madh që e ka fut në treg dhe pastaj ka qenë problem sepse është futur edhe në Shtëpitë e Shëndetit”, ka thënë ajo.
Brovina thotë se komisioni i shëndetësisë e ka vërejtur me vonesë furnizimin e kësaj insulinë, ajo thotë se nuk dihet se pse është furnizuar me këtë insulinë duke mos përjashtuar që çmimi mund të ketë qenë arsyeja.
“Ndoshta ne e kemi marrë vesh me vonese kur kemi qenë në Endokrinologji atëherë kemi vërejt se është blerë insulina nga Polonia më duket insulinë që nuk përdorët nga vendet e Ballkanit dhe domethënë i ka tejkaluar, ka qenë çmimi apo nuk e di çfarë ka qenë”, ka thënë Brovina për Insajderin.
Brovina ka pranuar se Klinika e Endokrinologjisë nuk e ka pranuar këtë insulinë, por vetëm ato familjare, por se kanë hasur në shumë vërejte dhe shumë pacient kanë refuzuar ta përdorin këtë insulinë.
Endokrinologët Bardhyl Gashi dhe Luan Gola në nëntor të vitit të kaluar ishin ankuar para komisionit parlamentar për shëndetësi për Insulinën Biosemilare./Insajderi.com