Gardianët e kanë ditur se Astrit Dehari ka qenë i vdekur, thotë Tomë Gashi

Gardianët e kanë ditur se Astrit Dehari ka qenë i vdekur, thotë Tomë Gashi

Tomë Gashi, avokati i familjes Dehari në rastin e vdekjës së birit të tyre, Astrit Dehari, ka thënë se tash e nëntë ditë është treguar neglizhencë totale lidhur me këtë rast dhe se kjo gjë tregon se pushteti dhe kush do që është përgjegjës janë duke i përgatitur deklaratat dhe dëshmitë.

Gashi në emisionin “Info Box” në RTV Dukagjini ka thënë se gardianët e kanë ditur se Dehari ishte i vdekur, dhe se kjo është parë në xhirim ku shihet se nuk janë aspak të befasuar.

“Nuk po them që gardianet e kanë vra Astritin edhe pse kjo nuk bën të eliminohet krejtësisht”, ka thënë Gashi.

Ai ka shtuar se në ditën kur ka vdekur Astrit Dehari, është dashur të arrestohen dhe të shkarkohen menjëherë nga drejtori i burgut të Prizrenit e deri tek gardianët. /Insajderi.com