Gazeta zvicerane “Blick” raporton në shqip për kombëtaren shqiptare – rikthen flamurin me yll  

Gazeta zvicerane “Blick” raporton në shqip për kombëtaren shqiptare – rikthen flamurin me yll  

Gazeta zvicerane “Blick” ka paralajmëruar nisjen e një botimi në gjuhën shqipe lidhur me ndeshjet e kombëtares shqiptare në kampionatin evropian Franca 2016.

Lajmin për këtë version që e ka dhënë krye të ballinës, gazeta e ka shoqëruar me flamurin kombëtar jokushtetues. E ka vënë flamurin me yll të verdhë në mes të kokave të shqiponjës.

Ky version i flamurit ishte përdorur në kohën e komunizmit në Shqipëri dhe Kosovë. Tashmë po bëhen dy dekada që ky version i flamurit nuk përdoret.

“Të nderuar motra dhe vëllezër nga Zvicra, gjatë tanë javës së ardhshme gazeta ‘Blick’ ju informon në gjuhën shqipe. Ngjarjet më aktuale të Kombëtares Shqiptare – çdo ditë në gjuhën e juaj”, shkruan në faqen e parë të gazetës.

Gazeta zvicerane në ditët e fundit i ka kushtuar vëmendje të jashtëzakonshme kombëtares shqiptare para ndeshjes të së shtunës.

Menjëherë pas ndeshjes më Ukrainën, të cilën Shqipëria e humbi 3 me 1, “Blick” ka dalë me një artikull ku tregonte për pikat e dobëta dhe të forta të kombëtares.

Sipas gazetës, Shqipërisë nuk duhet frikësuar.  Është kombëtare që meriton respekt “por asgjë më shumë”, shkruante gazeta.

“Nëse i vendosim shqiptarët të shtunën nën trysni, do të vijë gabimi apo pozicionimi i gabuar! Dhe duhet të gjuajmë, pasi portieri rezervë i Lacios, Etrit Berisha, nuk të jep përshtypjen e sigurisë maksimale”, ka shkruar kjo gazetë.

Kombëtarja e Shqipërisë është në grup me Zvicrën, Francën dhe Rumaninë ndeshjen e parë e zhvillon të shtunën në ora 15 ndaj Zvicrës.

Sistemi i ri i garave në Euro 2016 favorizon edhe Shqipërinë për t’u kualifikuar, për shkak të shtimit të numrit të skuadrave. Kësisoj, do të rritet edhe numri i ekipeve që kalojnë fazën e grupeve.

Kështu, katër ekipet më të mira që përfundojnë në vendet e treta të grupeve të tyre përgatesë kualifikohen tutje./Insajderi.com

blick 2