Në fshatit Vitomiricë të Pejë, raportohet se dje pasdite ka ndodhur një vdekje aksidentale.
Policia raporton se derisa viktima femër shqiptare së bashku me bashkëshortin e saj shqiptar kanë qenë duke i djegur disa mbeturina dhe bari të thatë e njëjta është lënduar nga zjarri.
“Viktima derisa është sjellë në spitalin e Pejës kishte ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve të marra nga zjarri”, thuhet në raportin e policisë.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar, derisa me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion.