Deputetit të PDK-së, Agim Çeku, mbrëmë rreth orës 20:00 ia kanë vjedhë veturën e tij “Taureg” në oborrin e shtëpisë.
“Po, mbrëmë rreth orës 20:00 ma kanë vjedhë veturën. Nuk ka qenë askush në shtëpi”, ka thënë Çeku për Insajderin.
Megjithatë, fati i tij ishte se Policia e Kosovës e ka gjetur veturën e tij sot në mëngjes në Fushë-Kosovë.
“E kanë gjetë policia, ma kanë sjellë në shtëpi”, ka shtuar ai./Insajderi.com