Mbrëmë rreth orës 22:00 në Prishtinë është raportuar për një vrasje në lagjen Mati. Në këtë rast ka mbetur e vrarë një grua. Siç mëson Gazeta Insajderi, emri i saj është Miradie Hetemi.
Po ashtu, në këtë rast ka mbetur i plagosur një person tjetër, i cili ka kërkuar tretman mjekësor në QKUK.
Policia kishte thënë mbrëmë se ka arritur që ta arrestojë të dyshuarin e rastit i cili është marrë në pyetje./Insajderi.com