Kandidati për kryeministër nga radhët e koalicionit PDK-AAK-NISMA, Ramush Haradinaj në një tubim në qytetin e Podujevës ka thënë se Kosova është në luftë.
Haradinaj është shprehur se duhet të ndërrohet mentaliteti i jonë për të qeverisur ndryshe.
“Ne duhet të bëhemi bashkë, të ndërrojmë mentalitetin dhe të qeverisim ndryshe”, është shprehur Haradinaj para llapjanëve.
Ai u zotuar se gjatë mandatit të tij së bashku me liderin e Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli do ta luftojnë korrupsionin.
“Kosova është e të gjithë shqiptarëve e cila është e rrezikuar nga korrupsioni dhe ne do ta luftojmë atë së bashku me liderin e Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veselin”, tha Haradinaj.
Sipas Haradinajt Kosova është në luftë për një zhvillim ekonomik.
“Jem në një etapë që nuk po luftojmë me armë, ne luftojmë për ta krijuar atë që na mungon për të krijuar zhvillim ekonomik, për të rritur pagat, ti sigurojmë të ardhmen e fëmijëve tanë, ta krijojmë një shëndetësi të mirë dhe mos të kemi nevojë të shkojmë në Beograd që të shërohemi”, është shprehur Haradinaj në qytetin e Podujevës. /Insajderi.com