Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka treguar se është ndjerë në siklet me verpimet e opozitës në Kuvendin e Kosovës në muajt e fundit.
Duke iu referuar hedhjes së gazit në seancat e kuvendit, Haradinaj ka thënë se ai është “gjeneratë” tjetër dhe se nuk merret me “sporte të vogla” si Visar Ymeri.
“Unë nuk jam si Visar Ymeri ose si ky tjetri, unë jam gjeneratë tjetër. Unë kam ra nëpër do sene tjera. Ndoshta keni harru po unë jam kanë në gjeneratë me Adem Jasharin – qysh ka luftuar ai me 5,6,7 mars unë kam luftuar me 27. Unë nuk mundem tash me hy me qeto sportet e vogla,” ka thënë ai në një intervistë për Radio Dukagjnin.
“Nëse është nevoja me mbrojt Kosovën në kufi, hajdeni me mua, vij, po unë s’muj me shku aty me u rre me policë temin”, ka shtuar Haradinaj.
Haradinaj ka sqaruar se ka përkrahur akte të tilla në emër të partneritetit opozitar “por nuk ëhstë akt që mundem me e bë.”
“Sepse unë para se me gjuajtë gaz, kam gjuajtë antitank, kam gjuajt tanke. Unë nuk jam aty me shku me u qkrry. Mua një herë më ka prekur rusi me dorë, por e dini që jam mytë me të,” ka thënë ai.
Por, Haradinaj ka thënë se nuk është penduar që opozita ka gjautjur gaz lotsjellës, meqë sipas tij, kjo ka bërë që të ndalet formimi i ‘Zajednicës’.
“I falënderoj krejt ata që kanë bërë, sepse ashtu e penguam Zajednicën. Ama, me kërku prej meje me u qkrry, kurrë jo. Ju kam thënë secilit, çka po ju doket vetja, hajde pra po shkojmë në veri.”/Insajderi.com
Ramush Haradinaj: Unë s`jam si Visar Ymeri me u qkry në Kuvend.
Posted by RTV Dukagjini on Friday, 25 March 2016