Hoti: Asnjë incident në veri të Kosovës

Hoti: Asnjë incident në veri të Kosovës

Besim Hoti, zëdhënës komandant i policisë për veriun, ka thënë se nuk është shënuar asnjë incident në Veri të Kosovës.

Hoti tha se procesi zgjedhor në komunat veriore të vendit ka kaluar pa probleme, sipas tij një sukses i tillë është meritë e institucioneve për përgatitjet paraprake.

”Procesi zgjedhor në komunat veriore të Kosovës ka kaluar pa probleme apo incidente të mundshme. Policia e Kosovës ka qenë e angazhuar për të zbatuar planin operativ. Policia e Kosovës nuk ka regjistruar asnjë incident të vetëm që mund të rrezikonte sigurinë e përgjithshme të regjionit të Veriut”, ka thënë Hoti, transmeton Klan Kosova.

Hoti ka thënë se edhe pas mbylljes së procesit të votimit është edhe faza tjetër, përcjellja e votave deri tek qendrat e numërimit.

”Kur them që ka kaluar procesi pa incidente sigurisht është meritë e institucioneve. Nuk është dhe aq befasi sepse ne jemi përgatitur dhe për skenarët më të këqija të mundshme. Pas mbylljes së procesit është faza e karter e procesit zgjedhor. Ne përcjellim votat deri në qendrat e numërimit të votimit për shkaqe sigurie”, ka thënë Hoti.