Murat Jashari ka dëshmuar para Policisë së Kosovës se kishte tentuar ta vrasë Azem Vllasin pasi e konsideronte tradhtar.
Jashari, vëllai i Ismet Jashrit, ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në deklaratën e tij, po ashtu ka përmendur edhe emrin e kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, por edhe të zyrtarëve të tjerë të Kosovës, të cilët ai i cilëson si tradhtar.
Ndërsa i dyshuari tjetër për sulmin e sotëm është, Avni Llumnica, vëllai i dëshmorit, Nexhmi Llumnica, i vrarë nga policët serbë në maj të vitit 1999 në Konushevc të Podujevës. /Insajderi.com