Kandidati i pavarur për kryetar të komunës së Drenasit, Xhavit Drenori i cili në zgjedhjet e së dielës mori 12.58 për qind të votave, duke u radhitur i treti pas PDK-së dhe Nismës, ka bërë me dije se nuk do ta mbështesë asnjërin kandidat në balotazh.
Ai tha se nuk do t’iu sugjerojë as nuk do t’iu imponojë votuesve të tij se kë duhet ta votojnë më 18 dhjetor në balotazh, shkruan Epoka e Re.
Ai i ka bërë thirrje PDK-së të reflektojë dhe analizojë situatën pse nuk i fitoi zgjedhjet më 4 dhjetor.