Do të ishte gabim pranimi i Kosovës në organizata ndërkombëtare, pasi kjo do të shkaktonte vetëm probleme, thotë Norbert Hofer, kandidat për president të Austrisë në balotazhin i cili do të mbahet të dielën.
Kandidati presidencial i Partisë Austriake të Lirisë, Norbert Hofer beson se, kur është fjala për Kosovën, plagët janë ende të freskëta dhe ka probleme shumë të mëdha, ndërsa pranimi i Kosovës në organizatat ndërkombëtare, përfshirë BE-në dhe OKB-në, do të prodhonte vetëm reagime negative.
“Unë besoj se me pranimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare në Kosovë, në këtë pikë do të krijojë më shumë probleme se sa do të zgjidhë”, ka thënë Hofer në një intervistë për Tanjug.
Hofer, i cili triumfoi në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale, është i bindur se bllokimi i negociatave të Kroacisë me BE problemet e Serbisë do të zgjidhet. /Insajderi.com