Ka nisur seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj katër të arrestuarve para dy ditësh në Prishtinë, me kërkesë të INTERPOL-it shkruan Insajderi.
Prokuroria Themelore e Prishtinës ka kërkuar nga Gjykata caktimin e paraburgimit prej 30 ditësh për katër të dyshuarit Mario Milloshevic, Gjorgje Paviqevic, Strahinja Dankovic dhe Laureta Zyba.
Insajderi ka siguruar kërkesën për paraburgim. Katër të arrestuarit dyshohen për dy vepra penale.
“Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve dhe Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, thuhet në kërkesë./Insajderi.com