Një javë pas vdekjes aktivistit të Vetëvendosjes Astrit Dehari në rrethana ende të pasqaruar në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, qindra qytetarë dhe aktivistë të këtij subjekti janë mbledhur para kësaj qendre për të kërkuar drejtësi për të.
Aktivistët mbanin në duar pankarëtn më mbishkrimin “Drejtësi”, derisa në muret e objektit kanë shkruar grafitin “Drejtësi për Astritin” të shoqëruar me fytyrën e tij, .
Në fjalimin e tij, ish-lideri i “Vetëvendosjes” Albin Kurti tha se në paraburgim vdiq një njeri i pafajshëm. Ai u ka bërë thirrje popullit të angazhohet për drejtësi për Astritin.
“Ndaj Astritit është kryer krimi prej ditës kur është arrestuar deri në vdekjen e tij”, ka deklaruar Kurti.
Tubimi përfundoi i qetë, ndërkohë që organizatorët paralajmëruan edhe tubime tjera.
Astrit Dehari ka vdekur të shtunën e kaluar në paraburgim, pasi që ishte duke qëndruar aty që nga 30 gushti nën dyshimin për sulm me zollë ndaj objektit të Kuvendit. Ndërsa ende nuk kanë dalur rezultatet përfundimtare të autopsisë, deklarimet e para janë se ai ka vdekur nga ngulfatja pasi që në gojën e tij është gjetur një shishe. /Insajderi.com