Komuna e Prishtinës ka sqaruar takimin mes kryetarit të Prishtinës Shpend Ahmetit, kandidatit për kryeministër Albin Kurtit me kryetarin e Bashkësisë Islame, Naim Tërnava.
Njoftimi në komunikatën e Bashkësisë Islame për takimin me Ahmetin nuk sqaron detaje rreth këtij takimi, e vetmja gjë që thuhet në këtë komunikatë është bisedimi për çështjen e ndërtimit të Xhamisë së re.
Por zyrtari për medie në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri ka thënë se ky takim nuk ka qenë në cilësinë e zyrtarëve të Komunës së Prishtinës, por në atë të Lëvizjes Vetëvendosjes.
“Në këtë takim janë diskutim shumë çështje ndër to ka qenë ndërtimi i Xhamisë së re në Prishtinë por Kurti në takim ka marrë pjesë në cilësinë e kandidatit për kryeministër”, ka thënë Tahiri./Insajderi.com