Ministria e Punëve të Jashtme ka njoftuar se ka ndërprerë marrëdhënien e punës me shoferin e saj, Albert Veliu i cili është arrestuar nga autoritet amerikane nën akuzën për pastrim të parave, shitjen e armëve dhe trafikim me narkotikë.
“Konsullata konfirmon se personi në fjalë ka qenë i angazhuar si vozitës, në cilësi të stafit lokal, nga themelimi i konsullatës, pasi ka vetëm nënshtetësi amerikane dhe nuk gëzon kurrfarë privilegjesh dhe imunitetesh diplomatike”, thuhet në njotimin e MPJ-së.
“Pas pranimit dhe verifikimit të informacionit zyrtar me autoritetet vendëse për përfshirjen e dyshuar të tij në aktivitete të paligjshme dhe arrestimit të tij mbi bazën e këtyre dyshimeve, Konsullata e Përgjithshme në New York ka vendosur t’ia ndërpresë marrëdhënien e punës me efekt të menjëhershëm”, thuhet ndër tjerash
Ndër tjerash Ministria e Punëve të Jashtme ka sqaruar se Veliu ka nënshtetësi amerikane dhe nuk ka të drejtë të gëzoj asnjë privilegj diplomatik.
“Konsullata konfirmon se personi në fjalë ka qenë i angazhuar si vozitës, në cilësi të stafit lokal, nga themelimi i konsullatës, pasi ka vetëm nënshtetësi amerikane dhe nuk gëzon kurrfarë privilegjesh dhe imunitetesh diplomatike”, thuhet ndër tjerash në njoftim.
“Konsullata e Kosovës në New York, në përputhje me detyrat dhe përgjegjësitë e saj do të bashkëpunojë me autoritetet e shtetit pritës nëpërmjet kanaleve zyrtare në lidhje me rastin e sipërpërmendur”, ka përfunduar njoftimin MPJ.
Albert Veliu, 34 vjeçar, së bashku me shtetasin amerikan, Anthony Noterile, janë dërguar në Gjykatën Federale në Bruklin të Nju Jorkut, nën akuzat që kanë të bëjnë me pastrim të parave dhe trafikim të narkotikëve.
Po ashtu, Veliu është akuzuar edhe për shitjen e një arme AK-47, një raketë anti-tank M80 dhe Zolja e pajisur me një raketë 64 milimetërshe.
Veliu së bashku me një tjetër shtetas amerikën i akuzuar për veprën e njëjtë, Christopher Curanovic, bashkëpunëtor i “La Cosa Nostra”, kanë krijuar një skemë të paligjshme të pastrimit të parave, përmes shitjes së drogës./Insajderi.com