Kryediplomati kosovar ofron fakte se Burundi nuk e ka tërhequr njohjen e Kosovës

Kryediplomati kosovar ofron fakte se Burundi nuk e ka tërhequr njohjen e Kosovës

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç, gjatë ditës së sotme ka deklaruar se Burundi ka tërhequr njohjen e Kosovës si shtet i pavarur. Por, ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacaolli, i ka prezantuar fakte se Burundi nuk e ka tërhequr njohjen.

“Daçiçi, sot kishte pretenduar se Burundi e ka tërhequr njohjen e Kosovës. Në shtesë linku i vendimit të Burundit në GjND… http://www.icj-cij.org/files/case-related/141/17908.pdf”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

Kurse, ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç,  gjatë ditës së sotme ka deklaruar se Burundi ka tërhequr njohjen e Kosovës si shtet i pavarur.

“Këto ditë në Prishtinë shënojnë dhjetëvjetorin e shpalljes së njëanshme të pavarësisë së Kosovës. Unë dua të jap një kontribut. E kam sjell notën nga Ministria e Punëve të Jashtme të Burundit, me të cilën tërhiqet njohja e Kosovës,” tha Dacic.

Republika e Burundit ka njohur pavarësinë e Kosovës në vitin 2012. Burundi ishte shteti i parë i vendeve anëtarë të SADC dhe Afrikës Lindore që njohu pavarësinë e shtetit tonë. Më 17 shkurt të vitit 2008, Kosova u bë shtet i pavarur. Sot bëhen dhjetë vjet që vendi ynë feston shtetësinë.