Kryesia e Kuvendit të Kosovës nesër mblidhet me shefat e grupeve parlamentare prej orës 11:00.

Në rend dite nuk është paraparë marrëveshja për demarkacionin mes Kosovës dhe Malit të Zi.
Rendi i ditës:
- Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e mëparshme,
- Përgatitjet për seancën plenare:
- Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,
- Koha për pyetje parlamentare,
- Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,
- Shqyrtimi i raportit vjetor të Autoritetit Rregullator të Komunikimeve Elektronike dhe Postare për vitin 2015,
- Formimi i Komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e një (1) anëtari të Komisionit të Pavarur për Media,
- Formimi i Komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e dy (2) anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës,
- Propozimi i GP të AAK-së për zëvendësimin e anëtarëve në komisionet parlamentare.
- Shqyrtimi i propozimeve dhe kërkesave