Kur Princ Charles anuloi ecjen nëpër Prishtinë

Kur Princ Charles anuloi ecjen nëpër Prishtinë

Princ Charles pritet të vijë sot në Prishtinë në një vizitë dy ditore me agjendë të ngjeshur, por para 17 viteve ai kishte pasur një agjendë vetëm ushtarake.

Madje sipas pamjeve të arkivit të AP-së, shihet sesi për dallim prej vizitës së 2016-të me 1999 Princ Charles kishte ardhur në Kosovë i veshur me uniformë ushtarake.

Charles1

AP raportonte atë kohë se “pavarësisht trazirave të vazhdueshme në Kosovë, Princi Charles kishte ardhur në një vizitë për ngritje morali të trupave britanike që shërbejnë në Kosovë” të cilës atëherë AP i drejtohej me “krahinë”.

Por kjo nuk ka qenë elementi kryesor i asaj vizite. Princ Charles kishte anuluar ecjen me këmbë nëpër Prishtinë, pikërisht për shkaqe sigurie.

AP raportonte se siguria ka qenë jashtëzakonisht e lartë në Prishtinë.

“Disa rrugë kryesore në kryeqytet janë mbyllur për trafikun dhe ecja me këmbë nëpër qytet (walkabout) është anuluar në minutat e fundit”, raportonte AP në vitin 1999, transmeton Insajderi.

charles2

Princi i cili ishte veshur me uniformë ushtarake, ishte takuar vetëm nga gjeneralin britanik Mike Jackson, që ishte pjesë e misionit paqeruajtës së KFOR-it në Kosovë.

Charles atëherë ishte dërguar me helikopter nga aeroporti në qendër të Prishtinës. Në kryeqytet ai kishte ngrënë drekë me oficerët e Gardës Irlandeze, dhe disa batalione e njësite ushtarake e policore të Britanisë së Madhe.

Ai kishte planifikuar të takohej edhe me gjeneralin amerikan Weslley Clark, që ishte komandant suprem në largim i forcave të NATO-s në Evropë dhe Bernard Kouchner, kreu i misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë./Insajderi.