
I nominuari i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër të Kosovës, Albin Kurti, u takua sot me Ambasadorin e ShBA-ve, Greg Delawie.
Në takim ishte i pranishëm edhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, raporton Insajderi.
Siç njofton Lëvizja Vetëvendosje përmes një komunikate, në këtë takim u vlerësua mbarëvajtja e zgjedhjeve të 11 qershorit dhe u diskutua procesi i formimit të institucioneve të legjislaturës së gjashtë.
Para këtij takimi, i nominuari i VV-së për kryeministër ishte takuar edhe me ambasadorë të tjerë të shteteve evropiane në Kosovë. /Insajderi.com