Kuvendi shpërfillë kërkesën e ndërkombëtarëve, diskuton për rastin “Drenica”

Kuvendi shpërfillë kërkesën e ndërkombëtarëve, diskuton për rastin “Drenica”

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur që nesër të mbahet seance e jashtëzakonshme për të diskutuar rreth rastit “Drenica”, pas konfirmimit të dënimit me burg nga Gjykata e Apelit.

Seanca e jashtëzakonshme pritet të filloj nga ora 10:00 me pikën e rendit të ditës, “debat për vlerat e UÇK-së në raport me situatën e krijuar” ndërsa pas përfundimit të saj vazhdohet me seancën e rregullt plenare.

Kërkesa e PDK-së për mabjtjen e senacës së jashtëzakonshme ka ardhur dy ditë pas njoftimit të vendimit të Apelit, pavarësisht kërkesës së Ambasadës së Amerikës në Kosovë që të respektohet vendimi i organeve të drejtësisë. /Insajderi.com