Lideri i rrjetit të dyshuar kriminal është zyrtar i konsullatës kosovare dhe adhurues i mafiozëve

Ministria e Punëve të Jashtme dhe kryediplomati Enver Hoxhaj nuk kanë komentuar arrestimin e zyrtarit të diplomacisë kosovare nga shteti amerikan nën dyshimin për përfshirje në trafikun e armëve e drogës.

Lideri i rrjetit të dyshuar kriminal është zyrtar i konsullatës kosovare dhe adhurues i mafiozëve

Albert Veliun, i cili u arrestua dje nga shteti amerikan, në New York e thërrasin me nofkën “Benny”.

Ka një arsye pse i referohen me këtë nofkë që nuk ngjason me emrin e tij. Albert Veliu duket se është adhurues i një prej personazheve mafioze të një filmi amerikan.

Personazhi quhet “Beny Blanco from the Bronx”, në filmin “Carlitos Way”. Ndërsa Albert Veliu skaj emrit të vërtetë në llogarinë e tij në FB e ka vendosur edhe nofkën e tij “Benny Blanco”, shkruan Insajderi.

Përveç gangsterit Benny Blanco, Veliut duket se ka simpati edhe për karakterin më të famshëm të filmave mafioz, Don Corleonen.

Para katër ditësh, kur kishte vendosur t’ia uronte miqve të tij festën e Bajramit të Madh, urimit ia kishte bashkëngjitur një foto të mafiozit Don Corleone, të filmit “Kumbari”.

Simpatitë e tij për personazhet e botës së krimit nuk i kanë penguar institucionet e Republikës së Kosovës. Bazuar në faqen zyrtare të Ministrisë së Punëve të Jashtme, Veliu vazhdon të punojë si shofer në konsullatën e Kosovës në New York.

Insajderi i ka dërguar pyetje Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe ka kontaktuar nëpërmjet telefonit me kryediplomatin Hoxhaj. As ministri e as stafi i tij nuk janë përgjigjur se çfarë masa do të ndërmarrin ndaj Veliut. Kanë thënë se një përgjigje do ta japin më vonë, por ende nuk e kanë bërë një gjë të tillë.

Zyrtari i konsullatës kosovare u arrestua dje bashkë me vëllain e tij dhe disa shokë të dyshuar për përfshirje në krim të organizuar të trafikut të drogës e armëve.

Zyrtari i konsullatës, Veliu u arrestua nën akuzën se ka bërë pastrim parash përmes trafikimit të narkotikëve dhe shitje të armëve, shkruan Insajderi.

Dyshohet se Veliu, 34 vjeçar, së bashku me një tjetër shtetas amerikan i akuzuar për veprën e njëjtë, Christopher Curanovic, bashkëpunëtor i “La Cosa Nostra”, kanë krijuar një skemë të paligjshme të pastrimit të parave, përmes shitjes së drogës.

Veliu kishte ndihmës edhe katër kosovarë tjerë, Xhevat Gocaj, Agim Rugova, Ekram Sejdija dhe Alban Veliu.

Ata kishin bërë pastrim parash në vlerë prej 800, 000 mijë dollarë.

Po ashtu, Veliu është akuzuar edhe për shitjen e një arme AK-47, një raketë anti-tank M80 dhe Zolja e pajisur me një raketë 64 milimetërshe./Insajderi.com