Ministria e Arsimit paralajmëron masa ndaj drejtorit të Don Boskos

Ministria e Arsimit paralajmëron masa ndaj drejtorit të Don Boskos

Ministria e Arsimit është shprehur e tronditur nga fotografitë e drejtorit të qendrës arsimore “Don Bosko”, Don Izidor Llukiqi.

“Marrja e masave do të jetë e pashmangshme”, thotë drejtori i Inspektoratit të Ministrisë, Dëfrim Gashi.

“Është shokuese ajo që kemi parë në media. Ne kemi organizuar ekipin e inspektorëve të cilët janë duke e konstatuar gjendjen faktike si ka ndodh rasti. Posa të kemi një proces të finalizuar të kësaj dukurie, ne do të prononcohemi dhe do të veprojmë në harmoni të plotë me legjislacionin në fuqi”, ka thënë ai për lajmi.net.