
Një 15-vjeçar është mbytur në ujërat e detit në Vlorë. Informacionet paraprake bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 10.00 në zonën e “Ujit të Ftohtë”, pranë shkollës së Marinës.
15-vjeçari ka rrezikuar të mbytej, dhe është transportuar në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin e Vlorës. Por fatkeqësisht vetëm 10 minuta më pas spitali konfirmoi se ndërroi jetë.
Policia ndodhet në vendngjarje, duke kryer veprimet e tjera në lidhje me sqarimin e rrethanave të rastit./Top Channel