Senatori amerikan John McCain, i cili po qëndron për vizitë në Kosovë, ka treguar para deputetëve të Kuvendit të Kosovës një takim me Nënën Terezë, që sipas tij ia ka ndryshuar jetën.
Shën Tereza i kishte rekomanduar atij adoptimin e një vajze të vogël që kishte qenë e sëmurë.
“Kur gruaja ime ka qene ne Bangladesh, kemi takuar Nenën Terezë. Ajo erdhi ne takim me dy vajza te vogla dhe na tha qe duhet ti marrim në Amerike sepse janë te sëmura keq. I morëm, njërën e ka adoptuar një çift amerikan, njërën e kemi adoptuar ne”, ka treguar ai, në fillim të fjalimit të tij para deputetëve.
“Sot Brigete është vajza jone qe e duam shumë. Falënderojmë Nenën Terezë që na ka ndryshuar jetën,” ka shtuar McCain./Insajderi.com