Ministri Hoti ‘kërcënon’ Shqipërinë me reciprocitet

Ministri Hoti ‘kërcënon’ Shqipërinë me reciprocitet

Ministri në detyrë i Financave, Avdullah Hoti, ka thënë se “vendosja nga ana e Qeverisë së Shqipërisë të çmimit referent prej 0.19 euro për patatet nga Kosova që eksportohen në Shqipëri po i dëmton rëndë prodhuesit kosovarë”.

“Kjo politikë e qeverisë shqiptare nuk i ndihmon unifikimit të tregut mbarëshqiptar”, ka shtuar Hoti në llogarinë e tij në Facebook.

“Ne do të shqyrtojmë me kujdes këtë veprim të palës shqiptare. Përmes MTI-së kemi kërkuar nga pala shqiptare të heqë këto çmime referente menjëherë. Ju kemi kërkuar atyre që për qëllime të llogaritjes së ngarkesës me taksë doganore të përdorin çmimet furnizuese të dëshmuara nga prodhuesit e patatës në Kosovë”, ka shkruar tutje ai.

Ministri Hoti ka thënë se “nëse nuk ka lëvizje do të shqyrtohen masat e tjera ligjore dhe reciproke për të ruajtur prodhuesit tanë”./Insajderi.com