Lidhur me shqetësimit e ngritura për përdorimin e njërit prej llojeve të insulinës, më saktësisht Gensulin, e cila është duke u përdorur që nga viti i kaluar për pacientet që vuajt nga diabeti në Kosovë, Ministria e Shëndetësisë ka dërguar për analizë të kontrollit të cilësisë në Agjensionin për Barna dhe Pajisje Mjekësore në Zagreb të Kroacisë.
“Ministria e Shëndetësisë dëshiron të sigurojë opinionin se prej momentit të ngritjes së shqetësimeve rreth këtij produkti, ka ndërmarrë masa që të sigurohet që ky ilaç t’i plotësojë standardet e cilësisë për përdorim në Kosovë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetërisë.
Por ministri i Shëndetësisë në largim, Imet Rrahmani, ka zgjedh të mos u përgjigjet direkt kritikuesve rreth kësaj çështjeje.
Ai ka thënë se rezultatet shumë shpejt do ta dëshmojnë se ata që po sulmojnë e kanë gabim.
“Edhe pse nuk e kam në natyrën time të heshti për gjërat që cenojnë rëndë personalitetin dhe ngriten mbi baza imagjinare dhe komplet të rrejshme, sot nuk po them më shumë se, shumë shpejt do të keni në dorë rezultate dhe dokumente që vërtetojnë edhe njëherë se sa janë gabim disa kur shajnë, sulmojnë dhe kërcënojnë sa i pasur argumentet në dorë”, ka shkruar ministri Rrahmani në Facebook.
Shqetësimi për insulinën u ngrit prej disa endokrinologëve duke paralajmëruar për efektet jo adekuate të produktit Gensulin.
Ministria e Shëndetësisë ka thënë se, me kërkesë të saj, Inspektorati Farmaceutik, në bashkëpunim me Agjensionin Kosovar për Produkte dhe Pajisje Mjekësore (AKPPM), ka marrë disa ekzemplarë të Gensulin, të cilat i ka dërguar për analizë të kontrollit të cilësisë në Agjensionin për Barna dhe Pajisje Mjekësore “Halmed” në Zagreb të Kroacisë.
Insulina për të cilën kishte vendosur Ministria e Shëndetësisë të furnizoi pacientet ishte Insulina Biosemilare, por dy endokrinologët insistonin që të sillej insulina humane apo analoge./Insajderi.com