Mjekët nesër përsëri dalin në grevë

Mjekët nesër përsëri dalin në grevë

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës përkatësisht punëtorët shëndetësor nesër do të shpallin grevë të përgjithshëm 24 orësh në gjitha Institucionet Shëndetësorë

Sipas njoftimit të FSSHK-së, thuhet se kjo grevë ka për qëllim përmirësimin dhe rritjen e mirëqenies së punëtorëve shëndetësor dhe shërbimin e cilësisë së shërbimeve.

“Me këtë rast kërkojë nga populli mirëkuptim, greva jonë përveç kërkesave për përmirësim dhe rritjen e mirëqenies së punëtorëve shëndetësorë ka të bëjë edhe me përmirësimin e cilësisë të shërbimit ndaj popullatës tonë”, thuhet në njoftim.

Lidhur për të njëjtat kërkesa mantel bardhët kishin protestuar edhe me 29 mars të këtij viti ku kishin protestuar për një orë.

Në këtë protestë një qytetar nga Mitrovica kishte kërkuar ndihmë për gruan e tij nga mjeku përkatësisht kryetari i Federatës së Sindikalistëve, Xhemajl Selmani, i cili përveç se kishte refuzuar të i jap ndihmë ai edhe kishte kërcënuar atë duke e kapur për fyti.

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, kërkon nga qytetarët që të mos të paraqitën ata që nuk kanë nevojë urgjente për shërbime shëndetësorë./Insajderi.com

Kërcënohet qytetari që kërkoi ndihmë nga mjekët e QKUK-së