Xhavit Haliti dhe Arben Gashi dje janë sharë ndërmjet vete edhe me fjalë banale ndërsa sot janë përleshur edhe fizikisht.
Ishte nënkryetari Xhavit Haliti ai i cili pasi që mbushi fletën e votimit për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese e sulmon fizikisht deputetin Gashi.
Veprimi i Halitit ishte i qëllimshëm ndërsa ishin deputetët ata që nuk lejuan që situata të eskalojë edhe më tej.
Në konflikt është përfshirë edhe deputeti i AAK-së Gani Dreshaj por i cili është ndaluar nga deputetët tjerë. Pas kësaj kryetari i Kuvendit Kadri Veseli I ka lutur të gjithë deputetët që të koncentohen në proes të votimit.
Iu respektoj shumë të gjithë por iu kasha lutur të gjithë për hir të familjeve dhe sakrificës që të ndalen sjelljet e pahijshme në Kuvend.”, ka thënë Veseli.