Musliu: Nëse dalin edhe 100 mijë veteranë, duhet t’i marrin pagat

Musliu: Nëse dalin edhe 100 mijë veteranë, duhet t’i marrin pagat

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu e ka kaluar në një stad tjetër, debatin për listat e fryra të veteranëve të luftës së fundit të UÇK-së.

Teksa vet kryetari i partisë së PDK-së, kryetari i Kuvendit të Kosovës, e pranoi se listat e veteranëve janë fryrë dhe përkundër faktit se Prokuroria ka nisur një hetim për këtë gjë, deputetja Musliu ka dalë me një propozim krejtësisht tjetër.

Madje sipas Musliut nuk është fare me rëndësi sa është numri i veteranëve por me rëndësi është që ata ti marrin pagat, raporton Insajderi.

“ Për veteranët e luftës u fol shumë sot. More jo 60 mijë po edhe 100 mijë nëse janë do ti marrin pagat”, ka thënë Musliu në foltoren e Kuvendit.

“Janë apo s’janë listat e fryra ata duhet ti marrin pagat”, ka shtuar ajo.

E për këtë ka dhënë një arsyetim. Ka thënë se po të mos ishin veteranët, deputetët do të flisnin gjuhë tjetër, raporton Insajderi.

“Ata duhet ti marrin pagat. Sepse po të mos ishin ata veteranë dikush do të fliste ndryshme”, ka thënë Musliu./Insajderi.com