Mustafa: Mburremi me ambasadoren Alma Lama

Mustafa: Mburremi me ambasadoren Alma Lama

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, i ka dalë në mbrojtje deputetes nga partia e tij, Alma Lama, e cila të hënën ishte në qendër të kritikave pasi u raportuar se do të emërohet ambasadore në Itali.

Lama u akuzua nga përfaqësues opozitar se postin e ambasadores e ka fituar si “shpërblim”  si “shpërblim” që kishte votuar për zgjedhjen e Thaçit si president i vendit, megjithëse për kohë të gjatë kishte insistuar se nuk do të bënte një gjë të tillë.

Mustafa ka thënë se Kosova do të ketë në Itali “një ambasadore të shkëlqyeshme”.

“Një intelektuale, deputete që ka njohuri të thella për vendin e saj, njohëse të thellë të ekonomisë dhe kulturës italiane, të Vatikanit dhe Maltës. Asgjë më shumë, veç se do të vazhdojmë të mburremi me ambasadoren e ardhshme, Alma Lama”, ka shkruar Mustafa në llogarinë e tij në Facebook./Insajderi.com