Rivaliteti në futboll është një gjë e zakonshme. Por, sajti i njohur i futbollit FouFourTëo ka bërë renditjen e 8 ndeshjeve me rivalitetin më të zjarrtë në botën e futbollit.
Në mesin e këtyre tetë ndeshjeve, e treta renditet e ndeshja në mes të Shqipërisë dhe Serbisë, e luajtur më 8 tetor të vitit 2014 në Beograd.
Këto janë tetë ndeshjet më të rivalizuara në futbollin ndërkombëtar:
Angli – Skoci
Është njëra nga ndeshjet me rivalitetin më të zjarrtë dhe historik në futbollin ndërkombëtar. Ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave u zhvillua më 30 nëntor të vitit të largët 1876. Prej atëherë këto dy kombëtare kanë zhvilluar edhe 111 ndeshje të tjera, po ashtu të zjarrta si përherë.
Brazil – Argjentinë
Nuk ka duel më me rivalitet teknik se ky i dy vendeve amerikano-latine. Këto dy superfuqi botërore kanë zhvilluar mbi 100 ndeshje, dhe mbetet e habitshme se si këto dy skuadra nuk janë takuar ende në finale të Kupës së Botës.
Serbi – Shqipëri
Në tetor të vitit 2014 ishte ndeshja e parë e zhvilluar në mes të këtyre dy skuadrave. Për shkak të Kosovës -territor me popullsi shumicë shqiptare, i shpallur si shtet i pavarur më 2007- kjo ndeshje do mbetet në memorie si një nga takimet më të zjarrta të futbollit ndërkombëtar, e cila pati eskaluar në masë të madhe dhe ndeshja ishte ndërprerë.
E gjithë rrëmuja në stadium kishte ndodhur pasi një flamur nacionalist shqiptar fluturoi me anë të një droni mbi stadiumin e Partizanit të Beogradit.
Japoni – Kore Jugore
Përplasjet e ndeshjeve të futbollit nuk mund të jenë më të ngarkuara politikisht se kaq. Japonia ka ushtruar sundim kolonial mbi Korenë midis viteve 1910 dhe 1935, në të cilën janë lindur dy shtetet koreane, ajo e Veriut dhe e Jugut.
Koreanët dhe Japonezët kishin zhvilluar disa ndeshje në territore neutrale, për shkak të tensioneve të mëdha mes dy kombëtareve.
Egjipt – Algjeri
“Ishte një luftë, jo një ndeshje futbolli”, kështu tha futbollisti algjerian Ayman Younes, pasi skuadra algjeriane mposhti Egjiptin në kualifikimet për botërorin e vitit 1990. Këto dy skuadra kombëtare kanë zhvilluar edhe dy ndeshje të tjera, nga të cilat njërën e fitoi Egjipti e tjetrën Algjeria.