Në prag të përvjetorit të pavarësisë vjen një njohje e re

Në prag të përvjetorit të pavarësisë vjen një njohje e re

Shtetit të Kosovës, i ka ardhur një njohje në pragë të 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës nga Barbadosi.

Këtë lajm e ka bërë të ditur zëvendëskryeministri, Behgjet Pacolli që njëherëshit është edhe ministër i Punëve të Jashtme.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Tregtisë së Jashtme e Barbadosit i ofron komplimentet e saj Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës dhe ka nderin t’i referohet kërkesës së mëparshme nga kjo e fundit për Qeverinë e Barbadosit për njohjen e Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran, dhe për vënien e marrëdhënieve ndërmjet Barbadosit dhe Kosovës”, thuhet në letrën e njohjes.