Një xhami e përmasave të mëdha është duke u ndërtuar në Tiranë, ajo është në bashkëfinancim me qeverinë turke.
I pari i Tiranës sipas një postimi të tij në Facebook ka shkruar se “Një shtëpi e madhe ka hapësirë për të gjithë! Pas dy katedraleve po merr formë Xhamia e Namazgjasë. Shtëpi për besimtarët, por dhe aset për qytetin me parkingje, bibliotekë, muze e salla moderne”.
Xhamia në fjalë, që po ngrihet në lulishten përkrah Parlamentit në Tiranë, po ndërtohet me financime të qeverisë turke.
Ajo konsiderohet si një ndër xhamitë më të mëdha në Ballkan, në zonat e ish-Perandrorisë Osmane.