Nënshkrimi i deputetit Zogaj pamundësoi seancën për Deharin

Nënshkrimi i deputetit Zogaj pamundësoi seancën për Deharin

Lëvizja Vetëvendosje nuk ka arritur të mbledhë të gjitha nënshkrimet për mbajtjen e një senace të jashtëzakonshme për të diskutuar për vdekjen e aktivistit Astrit Dehari.

Këtë sipas shefes së grupit parlamentar të VV-së, Aida Dërguti e ka pamundësuar nënshkrimi i tërhequr, nga deputeti i PDK-së, Bislim Zogaj. Dërguti thotë se ai që në momentin e fundit e ka tërhequr nënshkrimin e tij.

Ajo shtoi se VV i ka mbledhur 40 nënshkrime mirëpo njëri prej tyre është tërhequr dhe kanë mbetur vetëm 39. Pë këtë arsyje Dërguti ka lëshuar mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit.

Arsyetimi i deputetit Zogaj sipas letrës së tij, është se ai dëshiron që paraprakisht të priten rezultatet e hetimit nga institucionet përkatëse.

“Deklaroj se me dt. 12.11.16 kam firmosë kërkesën e GP të VV-së, për mbajtjen e një Seance Plenare për sqarim lidhur me rastin. Mirëpo ju njoftoj se firma ime është për një seancë të Jashtëzakonshme për të cilën nuk jam i gatshëm, preferoj që paraprakisht të priten rezultatet e hetimit nga institucionet përkatëse”, shkruan në letrën e deputetit Zogaj.

Nga ana tjetër kryeparlamentari Kadri Veseli, në një konferencë për medie ka thënë se nuk është e ndershme të manipulohet politikisht me tragjedi të tilla si rasti i Deharit.

“Dhembja njerëzore dhe tragjedia që i ka ndodhë kësaj familje na bënë bashkë në dhembjen për Astritin. Ne duhet të kemi besim në institucionet tona, kemi më i shku deri në fund kësaj çështje dhe nuk do të leojmë që të ketë manipulime, e vërteta do të zbulohet”, ka thënë Veseli. /Insajderi.com