Gazeta prestigjioze amerikane “The New York Times”, ka bërë një listë me vendet më të mira për të vizituar në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë.
Ajo e përshkruan Prishtinën si metropolin e Kosovës me një popullsi prej 200 mijë banorë me moshën mesatare 28 vjet, si më e reja në Evropë.
Gazeta thotë se, një nga destinacionet më të frekuentuar nga këmbësorët është Bulevardi ‘Nënë Tereza’, e mbushur me kafene, dyqane, etj.
Pesë vendet të cilat ia vlen të vizitohen, sipas gazetës “The New York Times”, janë Soma Book Station, Tartine, Muzeu Etnologjik, shtëpia e modës Yllka Brada dhe restorantin vegjetarian “Babaghanoush”.
“Soma Book Station”
Është një ambient ku në të njëjtën kohë mund të shfrytëzohet si restorant, bar, disko për fundjavë, për ekspozita dhe njëkohësisht aty gjen tituj të librave nga romancierët dhe poetët si Charles Bukowski dhe Oscar Wilde.
“Tartine”
Aty ku shërbehen ushqime-kafe, është një nga vendet që është hapur këtë vit, me tavolina prej druri të mbuluara me gjethe, ku shërbehen perime, djathëra, mocarela, për vetëm 3.20 euro.
“Muze Etnologjik”
Ky muze është i vendosur në një shtëpi të kohës otomane e ndërtuar në shekujt 18 dhe 19, ku tregohet stili dhe kultura që e përbëjnë Prishtinën e sotme, duke përfshirë edhe ritualet e saj, rrobat, mjetet, dhe intricacies e saj të punuar me dorë.
“Yllka Brada”
Shtëpia e modës “Yllka Brada”, është një nga vendet që duhet vizituar krijimet e saj elegante që kushtojnë shumë më lirë sesa në Evropën Perëndimore, ku përfshihen veshje mbrëmjeje, bulovera dhe veshje të burrave duke përdorur pëlhurë Marconi. Yllka Brada, një kosovare 29-vjeçare, e cili ka studiuar në Francë.
Babaghanoush Vegetarian Restaurant
Përbërësit në menynë e këtij restoranti shërbehen të freskëta nga pemët dhe perimet që blihen në tregun e gjelbër. “Falafel Wrap” është një nga vaktet që shërbehet më së shpeshti në këtë restorant.