Londra është përfshirë në një ngjarje e cila ka tronditur tërë qytetin duke bërë që Policia të bllokoj urën kryesore pas njoftimeve se një furgon ka hyrë mes këmbësorëve në Urën e Londrës në qendër të qytetit.
Dëshmitarët i kanë thënë BBC-së se oficerët e armatosur janë parë në vendin e ngjarjes pasi një person ende i paidentifikuar ka vozitur një furgon në turmën e njerëzve.
Policia thanë se janë duke u marrë me rastin në fjalë, dhe nuk kanë dhënë asnjë detaj tjetër.
Transporti publik është mbyllur në të dyja drejtimet për shkak të incidentit.
The Sun raporton për më shumë se 20 persona të lënduar./Insajderi.com