Kuvendi i Kosovës të enjten ka miratuar Projektligjin për Ndalimin e Lojërave të Fatit.
Të gjitha lojërat e fatit përveç Lotarisë së Kosovës pritet që pas 15 ditëve të mbyllen përfundimisht.
Pas miratimit të Projektligjit për Ndaljen e Lojërave të Fatit deputetët po presin për nënshkrimin nga ana e presidentit Hashim Thaçi dhe hyrjen e tij në fuqi.
Mirëpo, pronarët e kazinove duket se kanë gjetur zgjidhje, shkruan lajmi.net.
Pronari i lokalit ‘Las Vegas’ ka vendosur ta transferojë atë në Bllacë, saktësisht në kilometrin e parë pas kufirit Kosovë-Maqedoni.
Madje, i njëjti lokal thotë se do t’iu mundësojë transport falas të gjithë frekuentuesve.
Kujtojmë se vendimi për mbylljen e Lojërave të Fatit ka ardhur pas dy vrasjeve të fundit të cilat ndodhën brenda këtyre lokaleve.