Opozita refuzon Jahjagën për Demarkacionin

Opozita refuzon Jahjagën për Demarkacionin

Partitë opozitare VV, AAK dhe Nisma kanë injoruar edhe një herë tjetër ftesën e Presidentës në largim të Kosovës, Atifete Jahjaga, që të japin kontributin e tyre në Komisionin për Demarkacionin.

E arsye për këtë mbetet përjashtimi i ekspertëve vendorë nga Komisioni. Madje kanë dyshime edhe për punën e personave të angazhuar në këtë komision si ekspertë.

Komisioni me ekspertë ndërkombëtarë është formuar nga presidentja Atifete Jahjaga, për rishikimin e përcaktimit të kufirit Kosovë-Mali i Zi, proces që po kontestohet nga opozita me protesta dhe gaz lotsjellës në Kuvend.

Komisioni ad- hoc pritet që brenda dy javëve t’ia dorëzojë Jahjagës raportin për Demarkacionin. Gjatë këtyre dy javëve është ftuar edhe opozita të jap kontribut në rishikimin e çështjes së Demarkacionit, por gjithashtu do të ketë konsultime edhe me përfaqësues të Malit të Zi.

Komisioni ad-hoc i formuar nga Jahjaga përbëhet nga një amerikan, gjerman dhe britanez.