Pas 6 muajve në kufi, Serbia kthen në Kosovë librat shqip

Serbia ka vendosur që t’i kthejë në Kosovë kamionët e mbushur me libra shqip të dedikuar për shkollat shqipe në Presheve, Medvegjë dhe Bujanoc, edhe pse para një muaji, Kosova pranoi një kontigjent librash në gjuhën serbe për shkollat dhe biblotekat në Mitrovicën e Veriut. 

Pas 6 muajve në kufi, Serbia kthen në Kosovë librat shqip

Pas 7 muajve qëndrimi në kufi me Preshevën, autoritet serbe kanë vendosur që t’i kthejnë mbrapsht librat shqip të dërguar nga Kosova në Serbi e që ishin ndaluar në kufi.

Siç raporton Insjaderi, shqiptarët e Luginës së Preshevës madje kanë munduar që edhe fizikisht t’i ndalin librat që të mos kthehen në Kosovë. Mësues e fëmijë të fshatit Koncol kanë bllokuar për disa minuta rrugën Bujanoc-Gjilan por protesta e tyre ka shkuar huq. Librat janë kthyer në Kosovë.

ibratshqip

Pjesë e protestës ka qenë edhe Jonuz Musliu, Kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar, sipas të cilit ky vendim i Qeverisë së Serbisë është vendim anti shqiptar.

“Qe 7 muaj janë tekstet mësimore në terminalin e Preshevës, nuk është zgjidhur problemi i teksteve shkollore nga klasa e parë në të tetën, për një arsye vetëm pse janë libra shqip”, ka thënë Musliu.

Ai ka një kërkesë urgjente për Republikën e Kosovës.

“Kërkoj nga Republika e Kosovës që asnjë tekst shkollor i Republikës së Serbisë të mos mësohet në Republikën e Kosovës. Kjo është kërkesa e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, është kërkesë e nxënësve, kërkesë e popullit shqiptar”.

protesta

Por Insajderi kishte raportuar me 4 shkurt të këtij viti sesi Komuna e Mitrovicës se Veriut, ka pranuar këtë fillimit një kontingjent me libra dhe materiale tjera shkollore, si donacion nga ndërmarrja publike  “Zavod za Udzbenike”  nga Beogradi, që funksionon si shtëpi botuese e librave dhe teksteve shkollore, raporton Insjaderi.

Madje krejt ky proces i futjes së këtyre librave në Kosovë është bërë nëpërmjet rrugëve zyrtare.

Qeveria e Kosovës e kishte propaganduar si njërin ndër hapat më të rëndësishëm në normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, kur në shtator të vitit të kaluar kishte nisur drejt Preshevës, Medvegjës e Bujanocit dy kamion të mbushur me më se 100 tekste shkollore në gjuhen shqipe.