Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka bërë të ditur se kanë lidhur koalicion për balotazh me Partinë Demokratike Turke të Kosovës (KDTP).
Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social Facebook, duke e shoqëruar atë edhe me disa fotografi nga ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes.
“Koalicioni i arritur sot mes Partisë Demokratike të Kosovës dhe Partisë Demokratike Turke të Kosovës (KDTP), për bashkëqeverisje edhe në katër vjetët e ardhshëm në Prizren, është një tjetër hap për vulosjen e fitores më 19 nëntor”, ka shkruar Veseli.
“Me këtë marrëveshje, po përmbyllet mozaiku politik i këtij qyteti të bukur. Shaqir Totaj do të jetë Kryetar i të gjithë qytetarëve të Komunës së Prizrenit, pa dallim partie politike e përkatësie etnike”, ka përfunduar ai./Insajderi.com