Dy ditë pasi që Gazeta Online Insajderi ka filluar publikimin e bisedave telefonike të Adem Grabovcit me zyrtarë të tjerë të lartë të PDK-së, përmes së cilave dëshmohet se si kjo parti shtrinë ndikimin në institucionet publike të vendit, një grup qytetarësh kanë thirrur protestë, kundër siç kanë thënë, korrupsionit e ndikimit të klaneve nëpër institucione.
Protesta do të mbahet më 5 gusht në sheshin Zahir Pajaziti në Prishtinë duke filluar nga ora 18. Protestuesit e mbledhur pritet të marshojnë deri tek ndërtesa e Qeverisë së Kosovës.
Organizatorët e protestës kanë krijuar një ‘lajmërimin” në rrjetin social Facebook, ku ftohen qytetarët për protestë.
“Pas skandaleve të fundit të përgjimeve ku po shihet hapur ndikimi illegal i politikanëve të korruptuar në të gjitha institucionet pa dallim, qytetarët e Kosovës protestojnë nën parullën: #protestoj,” sqarohet në atë faqe.